Lufta në Gazë, Biden: Izraeli të fokusohet më shumë në shpëtimin e civilëve

Lufta në Gazë, Biden: Izraeli të fokusohet më shumë në shpëtimin e civilëve
lufta ne gaze biden izraeli te fokusohet me shume ne shpetimin e civileve

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden tha sot se ai dëshiron që Izraeli të fokusohet në shpëtimin e jetëve civile kur u pyet nëse ai dëshiron që Izraeli të zvogëlojë sulmin e tij në Gaza.

“Unë dua që ata të fokusohen në mënyrën se si të shpëtojnë jetë civilësh. Mos ndaloni së ndjekuri Hamasin, por jini më të kujdesshëm”, tha Biden duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pasi përfundoi komentet e tij zyrtare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë.

Komentet vijnë në vazhdën e përpjekjeve të Shtëpisë së Bardhë për të sqaruar komentet e presidentit këtë javë duke kritikuar mënyrën se si Izraeli e ka trajtuar luftën.

Biden nuk iu përgjigj një pyetjeje shtesë nëse ai mendon se Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar humanitar. Presidenti foli për rreth 14 minuta

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts