Lufta në Gazë, OKB: Rreth 40 mijë ndërtesa janë dëmtuar ose shkatërruar nga bombardimet

Lufta në Gazë, OKB: Rreth 40 mijë ndërtesa janë dëmtuar ose shkatërruar nga bombardimet
lufta ne gaze okb rreth 40 mije ndertesa jane demtuar ose shkaterruar nga bombardimet

Gati 40,000 ndërtesa, ose ndryshe rre 18% e të gjithë infrastrukturës së para-konfliktit, u dëmtuan ose u shkatërruan në Rripin e Gazës pas fillimit të luftës më 7 tetor, sipas një vlerësimi të Kombeve të Bashkuara.

Bazuar në vlerësimin, zonat më të prekura janë Gaza dhe Gaza veriore, në pjesën veriore të Rripit të Gazës , të cilat së bashku përbëjnë 29,732 ndërtesa nga 37,379 të dëmtuara ose të shkatërruara, ose rreth 80% e totalit.

Vlerësimi i fundit, bazuar në një foto të 26 nëntorit, është bërë nga Qendra Satelitore e Kombeve të Bashkuara, ku analistët ekzaminojnë fotografi satelitore me rezolucion shumë të lartë për të identifikuar ndërtesat e dëmtuara dhe për të publikuar harta që mund të drejtojnë planet e ndihmës dhe rindërtimit gjatë fatkeqësive natyrore dhe konflikteve. Vlerësime të tilla të bazuara në imazhe satelitore me rezolucion të lartë mund të nënvlerësojnë shkallën e dëmtimit, pasi ato nuk kapin të gjitha dëmtimet në ndërtesa.

“Ka një rritje prej 49% në numrin total të strukturave të dëmtuara, duke theksuar ndikimin në rritje të luftës në infrastrukturën civile”, thuhet në deklaratë.

Një vlerësim i publikuar më 7 nëntor nga Kombet e Bashkuara tha se 25,050 ndërtesa ishin dëmtuar ose shkatërruar, ose rreth 10% e të gjithë infrastrukturës në Gaza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts