Lufta në Lindjen e Mesme, Hamasi kërcënon Izraelin: Asnjë peng nuk do të largohet i gjallë nëse…

Lufta në Lindjen e Mesme, Hamasi kërcënon Izraelin: Asnjë peng nuk do të largohet i gjallë nëse…
lufta ne lindjen e mesme hamasi kercenon izraelin asnje peng nuk do te largohet i gjalle nese

Grupi militant i Hamasit, i përfshirë në një luftë me Izraelin në Rripin e Gazës, paralajmëroi sot se asnjë peng nuk do të largohej i gjallë nga territori nëse nuk plotësoheshin kërkesat e grupit.

“As armiku fashist dhe lidershipi i tij arrogant… as mbështetësit e tij… nuk mund t’i marrin të burgosurit e tyre të gjallë pa një shkëmbim dhe negocim dhe pa përmbushur kërkesat e rezistencës,” tha në një televizion Abu Obeida, zëdhënës i Hamasit.

Një armëpushim njëjavor mes palëve, bëri që 105 pengje të mbajtura nga grupi të lirohen, duke përfshirë 80 izraelitë në këmbim të 240 të burgosurve palestinezë.

Izraeli të shtunën tha se 137 robër mbetën në territorin palestinez.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts