Lufta në Rripin e Gazës, Hamasi i prerë: Nuk ka më lirim pengjesh derisa të përfundojë agresioni izraelit!

lufta ne rripin e gazes hamasi i prere nuk ka me lirim pengjesh derisa te perfundoje agresioni izraelit

Shefi politik i grupit, Ismail Haniyeh, u ka paraqitur qëndrimin e Hamasit zyrtarëve të Egjiptit dhe Katarit, vende që janë përpjekur të ndërmjetësojnë një armëpushim të ngjashëm me atë në nëntor.

Organizata e Hamasit bëri të ditur sot se nuk do të lirojë më pengje izraelite, përveçse sipas kushteve të veta. Sipas Reuters, shefi politik i grupit, Ismail Haniyeh, u ka paraqitur qëndrimin e Hamasit zyrtarëve të Egjiptit dhe Katarit, vende që janë përpjekur të ndërmjetësojnë një armëpushim të ngjashëm me atë në nëntor, ku u liruan pak më shumë se 100 nga 240 pengjet e marra një muaj më parë.

Haniyeh kërkoi një ndërprerje të plotë të agresionit nga Izraeli kundër palestinezëve përpara se Hamasi të shqyrtojë lirimin e mëtejshëm të pengjeve, thotë agjencia e lajmeve. Ai gjithashtu dëshiron që Izraeli t’i ndihmojë ata dhe t’u përgjigjet kërkesave të tyre të drejta.

Disa ditë më parë, Egjipti paraqiti për Hamasin dhe Izraelin një plan paqeje, i cili kalon në tre faza, por qëndrimet e dy palëve, rezistente ndaj kërkesave të negociatorëve kërkojnë arritjen e paqes përmes kushteve të tyre. Izraelit i është kërkuar që të ulë rritmin e ofensivës në Gazë, ndërsa Hamasit të lirojë pengjet e marra në sulmin e 7 tetorit të vitit të shkuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts