
Të paktën një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga bombardimet e rënda ruse në rajonin jugor të Zaporizhzhia të Ukrainës.
Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i rajonit, Yurii Malashko nëpërmjet një postimi në Telegram.
“Një burrë 51-vjeçar vdiq në granatimet në fshatin Mala Tokmachka, në juglindje të qytetit të Zaporizhzhia. Një grua 40-vjeçare dhe një burrë 39-vjeçar u plagosën gjithashtu në fshatin e afërt Preobrazhenka. Të plagosit janë duke marrë ndihmë mjekësore dhe jashtë rrezikut për jetën”, ka shkruar ai.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al