Lufta në Ukrainë/ Ambasadori i Austrisë: Duhet të avancojmë me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE! Si përgjigjet për përplasjen e Yuri Kim dhe Sali Berishës









Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Christian Steiner foli sot nga Vlora për procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për integrimin në BE.

Ndalur tek lufta në Ukrainë, ai tha se është shumë e rëndësishme të avancohet me hapa të mëtejshëm për integruar Ballkanin Perëndimor në BE.

“Situata në Ukrainë është e tmerrshme me tensione të paprovokuara. Për ne është shumë e rëndësishme që të avancojmë dhe të bëjmë hapa të mëtejshëm për të integruar vendet e Ballkanit Perëndimor në BE. Sigurisht që shpresojmë në hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE edhe për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi ai.

Steiner e konsideroi të rëndësishëm hapin për të shtyrë deri në fund të vitit 2024 procesin e vettingut.

“Më duket shumë e rëndësishme Reforma në Drejtësi. Dje dhe sot kemi vizitën e agjencisë së bashkëpunimit. Një sektor shumë i rëndësishëm në bashkëpunimin tonë është reforma në drejtësi. Ajo është shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Dhe më duket me rëndësi që Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë vettingun deri në fund të vitit 2024”, tha Christian Steiner

Ai u pyet nga gazetarët edhe për përplasjen e ambasadores Yuri Kim me ish-kryeministrin Sali Berisha. “Nuk është për mua të komentoj këtë çështje. Mos më pyesni mua. Pyesni zonjën ambasadore”, u shpreh ai.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.