19:20 09/09/2023
Për herë të parë i bashkohet unioni afrikan
Lufta rusë në Ukrainë dhe rreziqet e shumanshme të saj për sigurinë globale është një prej temave më të rëndësishme të samitit të G20, që nisi këtë të Shtunë në Nju Delhi të Indisë. Media britanikë BBC ka publikuar tekstin e deklaratës së përbashkët, që shtrohet për diskutim në këto dy ditë mes liderëve, ku shprehet shqetësimi për vuajtjet e mëdha njerëzore në këtë konflikt.
Megjithatë, kjo deklaratë pritet të nxjerrë sërish në pah ndasitë mes aleatëve perëndimorë dhe vendeve të tjera anëtare. Moska nuk dënohet për si vend agresor, duke reflektuar kështu edhe qëndrimin e butë ndaj Rusisë dhe interesat dypalëshe që kanë disa vende pjesëtare, ndër të cilat India organizatore, Arabia Saudite, Afrika e Jugut e Brazili.
Shqetësim shprehet edhe për mungesën e një marrëveshje për eksportin e grurit ukrainas, por ku nuk ka angazhim për të bërë përpjekje për ta rikthyer atë, mes vendeve të G-20ës.
Po ashtu, në deklaratë thuhet se përdorimi ose kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore është i papranueshëm. Në samit mungojnë Rusia dhe Kina, ndërsa janë të pranishëm liderët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, etj. Pritet që kjo rezolutë të përballet me kundërshtime nga aleatët perëndimorë.
Tv Klan
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al