Lufta në Ukrainë, dy viktima dhe nëntë të plagosur nga sulmet ruse në Mykolaiv

Të paktën dy persona kanë ndërruar jetë dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmeve ruse në Mykolaiv të Ukrainës.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë, Oleksandr Sienkievych, i cili në një postim në Telegram.

“Sulmi ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe dëmtoi 65 ndërtesa banimi, 3 shkolla dhe një ndërtesë administrative. 9 të plagosurit janë shtruar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore”, ka shkruar ai në Telegram.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts