“Lufta në Ukrainë e ktheu procesin e zgjerimit në prioritet”, Lajçak: Mundësi për Ballkanin! BE bazohet tek standardet europiane

lufta ne ukraine e ktheu procesin e zgjerimit ne prioritet lajcak mundesi per ballkanin be bazohet tek standardet europiane
lufta ne ukraine e ktheu procesin e zgjerimit ne prioritet lajcak mundesi per ballkanin be bazohet tek standardet europiane

I dërguari i posaçëm i BE, Miroslav Lajçak për dialogun Prishtinë-Beograd është shprehur se Bashkimi Europian mbështet çdo iniciativë që është gjithëpërfshirëse dhe se nuk përjashton askënd dhe se bazohet në standardet europiane.

Gjithashtu në prag të Samitit të sotëm për demokracinë që mbahet në Budva, Lajçak tha se lufta në Ukrainë e ka kthyer procesin e zgjerimit në agjendën kryesore politike dhe se kjo është një mundësi për Ballkanin Perëndimor, duke shtuar u takon atyre ta përdorin atë këtë mundësi.

Sipas tij, lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka dhe solli pasoja me të cilat të gjithë duhet të përballen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts