“Lufta në Ukrainë është krim”, Ukraina ”pranon” gazetarin rus që kundërshtoi Kremlinin: Ai dhe bashkëshortja do të…

lufta ne ukraine eshte krim ukraina pranon gazetarin rus qe kundershtoi kremlinin ai dhe bashkeshortja do te
lufta ne ukraine eshte krim ukraina pranon gazetarin rus qe kundershtoi kremlinin ai dhe bashkeshortja do te

Këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko, ka bërë me dije se vendi i tij i ka dhënë nënshtetësinë një gazetari të njohur rus i cili u largua nga Rusia me bashkëshorten e tij pasi denoncoi pushtimin e Ukrainës nga Kremlini.

Moska kishte kërkuar arrestimin e gazetarit Alexander Nevzorov, pasi ai postoi detaje në rrjetet sociale në lidhje me sulmin vdekjeprurës të Rusisë në një maternitet në qytetin ukrainas të Mariupol.

Rusia e akuzon atë për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me atë që Moska e portretizon si “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë.

Gerashchenko, tha se Kievi i kishte dhënë shtetësinë Nevzorov dhe gruas së tij Lydia.

Nevzorov konfirmoi se kishte marrë nënshtetësinë ukrainase në një deklaratë në Telegram, në të cilën ai tha se lufta e Rusisë ishte një krim dhe Ukraina viktimë e saj.

“Unë mbaj anën e viktimës. Dhe u jam shumë mirënjohës atyre njerëzve të munduar, të dëshpëruar, të gjakosur të Ukrainës që më lejuan të zë vendin tim mes tyre,” tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts