Lufta në Ukrainë frikëson shqiptarët/ Qytetari i kërkon llogari Ramës: Hapni urgjent strehimet nëntokësore që ka bërë xhaxhi. Kryeministri: Jemi vend i NATO-s dhe jo në kohën e…






rama rusi lufte tunele bunkereLufta në Ukrainë ka frikësuar edhe shqiptarët, të cilët mesa duket kanë filluar të mendojnë për vendstrehime. Një prej tyre ka replikuar në Facebook me kryeministrin Rama, duke i kërkuar që të hapë tunelet nëntokësore, që janë bërë në kohën e diktaturës.

Ndërkohë kryeministri i shpjegon se Shqipëria nuk është më në kohën e xhaxhit, por një vend i NATO-s dhe shtetet mbrohen së bashku.

Qytetari: Hapni urgjente strehimet nëntokësore qe ka berë xhaxhi. Jepu urdhër bashkive ti pastrojnë. Të paktën të strehojmë fëmijët

Edi Rama: E para, nuk jemi ne kohen e xhaxhit jemi vend i NATO-s që dmth se vendet e NATO-s mbrohen të tëra së bashku edhe nëse një i vetëm sulmohet dhe e dyta, le te mësojmë t’i gëzohemi me shume lirisë, pavarësisë, demokracisë, Shqipërisë, duke luftuar si njerëz jo duke u zënë si qen për pikëpamjet e ndryshme dhe te punojmë me shume se bashku, duke e dëgjuar me shume njeri-tjetrin #TëBashkuarJotëNdarë

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.