
20:51 05/05/2022
Pasojat e luftës ndihen edhe në Turqi, inflacioni arrin nivele rekord
Ashtu si shumë vende të botës edhe ekonomia më e madhe e Europës ka ndjerë efektet e luftës në Ukrainë. Dërgesat industriale gjermane ranë me 4.7% në muajin Mars, krahasuar me muajin paraprak.
Këto të dhëna vijnë nga agjencia federale e statistikave Destatis. Përmes një deklarate Ministria gjermane e Ekonomisë thekson se kjo rënie ishte një tregues i “qartë” i ndikimit të luftës në ekonomi.
“Rritja e pasigurisë reflektohet në më shumë mungesë të dërgesave, sidomos në shtetet që nuk janë në Eurozonë”, thuhet në deklaratë. Rënia më e madhe është shënuar në mallrat kapitale që përdoren nga kompanitë për prodhim, saktësisht një rënie që përllogaritet të jetë 8.3%.
Sakaq, në Turqi inflacioni ka kapur shifra rekord duke u llogaritur në muajin Prill në pothuajse 70%. Një shifër e tillë paraqet një sfidë të madhe për qeverinë e presidentit, Recep Tayyip Erdogan.
Çmimet e shumë lëndëve të para po rriten gjithashtu, edhe për shkak të luftës në Ukrainë. Banka Qendrore turke nuk po i reziston këtij zhvillimi duke rritur normat e interesit, pavarësisht normave të larta të inflacionit.
Klan News