Lufta në Ukrainë/ Humbi 50 mijë ushtarë, Putin nis “prerjen e kokave” me gjeneralin e Forcave Ajrore

Në një lajm të fundit që vjen nga fronti i luftës, Ukraina pretendon se Presidenti i Rusissë, Vladimir Putin ka spastruar shefin e forcave të tij ajrore për shkak të humbjeve të mëdha në luftë, të cilat vlerësohet se kanë arritur në 50,000 ushtarë.

Sipas këtij lajmi Gjeneral-koloneli Andrey Serdyukov, 60 vjeç, ka paguar çmimin e ‘viktimave masive’.

Spekulimet vijnë pasi një burim rus sugjeroi se humbjet e përgjithshme të vendit në Ukrainë janë afro 50,000, dukshëm më të larta se shumica e vlerësimeve të tjera.

Burime të pakonfirmuara ukrainase, të cituara nga zëdhënësi ushtarako-civil i Odessa, Serhiy Bratchuk, thonë se Putini “ e ka hequr qafe” Serdyukovin dhe e ka zëvendësuar atë me gjeneral-kolonelin Mikhail Teplinsky.

53-vjeçari deri më tani kishte mbajtur detyrën e shefit të shtabit të Qarkut Ushtarak Qendror i cili ka lindur në rajonin e Donetsk.

Ndërkohë sa i përket Serdyukov, ai ishte në listën e të sanksionuarve nga Britania e Madhe me pretendimin se kishte gjak ukrainas në duart e tij pas sulmeve ndaj civilëve në Bucha.

Nëse zhdukja e tij nga Putin është e vërtetë, kjo tregon se Serdyukov është bërë përgjegjës për performancën e dobët dhe viktimat e mëdha midis njësive ajrore ruse, veçanërisht në operacionet e hershme me parashutistë rreth Kievit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.