
Prej nisjes së konfliktit të armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës ka kaluar më shumë se një vit, ndërsa është thuajse e pamundur të jepet një shifër e saktë se sa trupa janë vrarë e plagosur mes palëve.
Kievi nuk publikon shifra zyrtare dhe besohet gjerësisht se Rusia i ul dukshëm shifrat e saj, por sipas Inteligjencës amerikane numri i viktimave është rreth 500 mijë.
Zyrtarët amerikanë i kanë thënë New York Times se rreth 500,000 trupa ukrainase dhe ruse janë vrarë ose plagosur në 18 muajt e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas tyre pala me më shumë të prekur është ajo ruse, ku numërohen rreth 300 mijë të tillë, ndër të cilat 120 mijë vdekje, edhe pse Kremlini pohon zyrtarisht se “vetëm” 6 mijë trupa ruse janë vrarë në betejë.
Nga ana tjetër, Ukraina është afër 200 mijë të prekurve, ku numërohen 70,000 vdekje dhe deri në 120,000 të plagosur.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al