Lufta në Ukrainë, ministri rus pranon se Rusia ka mungesë të tankeve në Ukrainë

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu bëri thirrje të shtunën që të prodhohen më shumë tanke “për të përmbushur nevojat e forcave ruse” në Ukrainë pasi Kievi filloi një kundërofensivë me armë perëndimore.

Sipas tij forcave ruse po u shterojnë resurset ushtarake dhe se ushtria e Moskës ka mungesa të mëdha, sidomos në sasinë e tankeve.

Shoigu, i cili vizitoi një fabrikë ushtarake në Siberinë perëndimore, theksoi nevojën “për të ruajtur rritjen e prodhimit të tankeve” dhe karakteristika më të mira sigurie në automjetet e blinduara, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Shoigu u shpreh se kjo ishte e nevojshme “për të kënaqur nevojat e forcave ruse që kryejnë operacionin ushtarak special” të nisur nga Moska në Ukrainë, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts