Lufta në Ukrainë mund të fillojë në çdo çast

18:35 13/02/2022

Udhëheqësit e kishave të Perëndimit dhe të Lindjes bënë thirrje të dielën për të shmangur luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Si Papa Françesku në Vatikan, ashtu edhe Patriarku Ekumenik Bartholomeu në Stamboll u lutën për paqe.

Ndërkohë kancelaritë perëndimore vijojë t’u bien kambanave të luftës. Shtetet e Bashkuara thanë sërish të dielën se Rusia mund të pushtojë Ukrainën “nga çasti në çast” si dhe mund të krijojë një pretekst të papritur për një sulm. Por deri më tani zyrtarët amerikanë nuk konfirmojnë raportet për pushtimin e mundshëm të Rusisë në Ukrainë ditën e mërkurën, siç kishte paralajmëruar më parë këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan. Edhe zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, iu referua vetëm burimeve të zbulimit, pa i konfirmuar ato.

Alarmi i Uashingtonit vjen ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz përgatitet për bisedime këtë javë me Presidentin Vladimir Putin në përpjekje për të lehtësuar krizën. Uashingtoni thotë se dera për diplomacinë është ende e hapur, por gjithashtu ka paralajmëruar vazhdimisht se ushtria ruse, e cila ka mbi 100,000 trupa të grumbulluara pranë Ukrainës, është gati të veprojë.

Moska mohon çdo plan të tillë dhe i ka quajtur paralajmërimet “histeri”, ndërsa asnjë përparim që mund të lehtësojë krizën nuk ka dalë ende nga bisedimet e nivelit të lartë midis zyrtarëve të lartë rusë dhe atyre perëndimorë ditët e fundit. Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje që Rusia ta ç’tensionojë situatën në prag të udhëtimit të tij, me ndalesë të parë Kievin të hënën dhe ndalesë të dytë Moskën të martën. Scholz paralajmëroi për sanksione nëse Moska pushton.

“Agresioni ushtarak kundër Ukrainës që rrezikon integritetin e saj territorial dhe sovranitetin do të sjellë reagime dhe sanksione të ashpra që ne i kemi përgatitur me kujdes dhe që mund t’i aktivizojmë menjëherë, së bashku me aleatët tanë në Europë dhe në NATO,” tha Scholz.

Një zyrtar gjerman tha se Berlini nuk pret “rezultate konkrete”, por shtoi se diplomacia ishte e rëndësishme.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *