“Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa muaj ose vite”

lufta ne ukraine mund te zgjase disa muaj ose vite
lufta ne ukraine mund te zgjase disa muaj ose vite

11:14 06/03/2022

Zv/kryeministri britanik Dominic Raab thotë se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me muaj e deri vite.

“Nuk duhet të kemi asnjë dyshim se misioni ynë me aleatët është të sigurojmë dështimin e Putinit në Ukrainë dhe kjo do të kërkojë kohë. Po flasim për muaj, për të mos thënë vite. Për këtë arsye do të duhet të tregojmë një qëndrueshmëri strategjike sepse kjo nuk do të përfundojë brenda disa ditësh.”

Sipas asaj që raporton Sky News, Raab tha se kur shikon atë që Putin ka bërë në të kaluarën, në të gjitha luftërat në të cilat ka qenë i përfshirë, shikon taktikat në Siri… “Unë nuk mendoj se nuk ka taktikë që ai nuk do ta përdorte. Por do të thoja këtë: Mendoj se NATO dhe vendet e Europës Qendrore dhe Lindore janë absolutisht të vendosura dhe ne do t’i mbështesim deri në fund.”/tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts