Lufta në Ukrainë/ Nga zyrtarët e Kremlinit te këngëtarët e propagandës pro luftës, BE shton listën e sanksionuarve

lufta ne ukraine nga zyrtaret e kremlinit te kengetaret e propagandes pro luftes be shton listen e sanksionuarve
lufta ne ukraine nga zyrtaret e kremlinit te kengetaret e propagandes pro luftes be shton listen e sanksionuarve

Bashkimi Europian ka ndërmarrë sot një tjetër paketë sanksionesh ndaj Rusisë.
Me anë të masave të reja, zgjerohet edhe më shumë lista e ndalimit të import-eksporteve me Moskën, si dhe ka shtuar numrin e individëve e kompanive të sanksionuara.

BE tha se sanksionet ishin në përgjigje të agresionit të mëtejshëm të Rusisë kundër Ukrainës , organizimit të referendumeve të paligjshme të paligjshme në pjesët e rajoneve të Donetskut, Khersonit, Luhanskut dhe Zaporizhzhis, si dhe mobilizimi në Federatën Ruse dhe kërcënimi i saj i përsëritur për të përdorur armë të shkatërrimit në masë.

Tridhjetë individë dhe shtatë subjekte u shtuan në listën e zezë të BE-së, duke përfshirë këngëtarët Yulia Chicherina dhe Nikolay Rastorguev, që konsiderohen si artistë të “propagandës” pro luftës.

Pjesë e listës janë edhe anëtarët dhe kryetari i Komisionit Zgjedhor në Rusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts