Lufta në Ukrainë nuk mbaron me çlirimin e Khersonit

lufta ne ukraine nuk mbaron me clirimin e khersonit
lufta ne ukraine nuk mbaron me clirimin e khersonit

21:40 12/11/2022

Festimet për çlirimin e qytetit shtrihen anembanë vendit, ende i lartë rreziku i sulmeve me raketa

Lot gëzimi anembanë Ukrainës për çlirimin e Khersonit.

Turmat mirëpritën trupat ukrainase në qytet. Skena të ngjashme gëzimi u raportuan në disa rajone të tjera anembanë Ukrainës, përfshirë kryeqytetin, Kievin dhe Odesën.

Pavarësisht goditjes ndaj ambicieve të Moskës, zyrtarët mbeten të kujdesshëm.

Khersonit i mungon uji i rrjedhshëm, ilaçet dhe ushqimi, por furnizimet e urgjencës kanë filluar të mbërrijnë nga Mykolaivi aty pranë.

Të paktën 70-80,000 njerëz jetojnë në Kherson tani, nga 320,000 e para luftës.

Nuk është ende e qartë se kur do të rikthehet energjia elektrike në qytet, rusët shkatërruan tërësisht rrjetin elektrik para largimit.

Ukraina paralajmëron rrezikun e vazhdueshëm të sulmeve me raketa. Më herët, Rusia ka qëlluar infrastrukturën energjetike të Ukrainës javët e fundit, duke dëmtuar rëndë prodhimin e vendit.

Moska tha se tërhoqi rreth 30 mijë vetë dhe rreth 5,000 pajisje ushtarake nga Khersoni. Ndërkohë trupat ruse të shkatërruan urat rrugore dhe hekurudhore mbi lumin Dnipro gjatë tërheqjes.

Të shtunën në mëngjes, u shfaqën gjithashtu imazhe të tjera që tregojnë dëmtimin e digës NovaKakhovka, rreth 58 km në verilindje të qytetit Kherson.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax thotë se autoritetet evakuuan të gjitha zyrat rajonale, si dhe “statuja dhe artefakte historike“, nga bregu perëndimor i lumit Dnipro – domethënë nga qyteti Kherson dhe rrethinat e tij. Më shumë se 115,000 njerëz u evakuuan nga ajo zonë, raporton ai.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts