
Udhëheqësit e BE-së janë mbledhur sot në Bruksel për të diskutuar pasojat nga tentativa për grusht shteti në Rusi në fundjavën e fundit.
Duke folur për gazetarët, kancelari gjerman Olaf Scholz tha: “Ne duhet të përgatitemi që konflikti mund të zgjasë për një kohë të gjatë.
“Është e rëndësishme që të konsultohemi dhe të themi se jemi gati të garantojmë për një kohë të gjatë mbështetje financiare dhe humanitare për Ukrainën, por edhe kur bëhet fjalë për armatimet”, theksoi ai.
Më herët, shefi i politikës së jashtme të BE-së tha se një “Putin i dobësuar është një rrezik më i madh dhe se një Rusi e paqëndrueshme bëhet e rrezikshme”.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al