Lufta në Ukrainë, tre të vdekur dhe katër të plagosur nga sulmet ruse në Kherson

Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur nga sulmet ruse në Khreson të Ukrainës. Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i rajonit , Oleksandër Prokudin përmes një postimi në Telegram.

“Armiku gjuajti 8 predha në qytetin Kherson. Trupat ruse goditën zonat e banuara të vendbanimeve; një stacion shpërndarjeje ndihme humanitare, një objekt mjekësor dhe arsimor në qytetin Kherson. 3 persona vdiqën dhe 4 u plagosën si pasojë e sulmeve ruse”, ka shkruar Prokudin.

Kherson së bashku me Bakhmutin, janë dy nga rajonet më të dëmtuara në Ukrainë, nga sulmet ruse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts