Lufta në Ukrainë/ Zelensky bën thirrje për krijimin e Gjykatës Ndërkombëtare: Kremlini duhet të mbajë përgjegjësi!

lufta ne ukraine zelensky ben thirrje per krijimin e gjykates nderkombetare kremlini duhet te mbaje pergjegjesi
lufta ne ukraine zelensky ben thirrje per krijimin e gjykates nderkombetare kremlini duhet te mbaje pergjegjesi

Teksa Ukraina ndodhet në luftë që prej shkurtit, presidenti Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje sot për ngritjen e një gjykate ndërkombëtare kundër të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë pushtim.

Gjatë një interviste për median franceze TF1, ai tha se propagandistët dhe strategët duhet të mbajnë përgjegjësi për mizoritë në Ukrainë.

“Kremlini dhe ata që ndihmojnë udhëheqjen në luftën kundër Ukrainës duhet të mbahen përgjegjës, ku përfshihen propagandistët dhe strategët që ‘imponuan’ ideologjinë e tij në shoqëri. Ne duhet të prezantojmë një gjykatë ndërkombëtare dhe do të dëshironim shumë që shumica e vendeve të botës ta mbështesin këtë rezolutë”, u shpreh Zelensky, teksa këtë detyrë i’a ka ngarkuar Parlamentit Evropian.

Që prej 24 shkurtit, që daton fillimi i luftës, dhjetëra mijëra qytetarë kanë humbur jetën.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts