“Lufta nuk është zgjidhje, por…”, ministri i Jashtëm i Iranit: Çdo sulm përshkallëzues i Izraelit do të jetë fundi i Netanyahut

lufta nuk eshte zgjidhje por ministri i jashtem i iranit cdo sulm pershkallezues i izraelit do te jete fundi i netanyahut
lufta nuk eshte zgjidhje por ministri i jashtem i iranit cdo sulm pershkallezues i izraelit do te jete fundi i netanyahut

Ministri i Jashtëm i Iranit ka deklaruar se as vendi i tij dhe as Libani nuk kanë kërkuar të zgjerojnë konfliktin në Lindjen e Mesme.

“Irani dhe Libani konfirmojnë se lufta nuk është zgjidhja dhe se ne absolutisht kurrë nuk kemi kërkuar ta zgjerojmë atë”, tha Hossein Amirabdollahian.

Megjithatë, ai kërcënoi se çdo sulm i Izraelit në Liban do të ishte “dita e fundit” e kryeministrit izraelit Netanyahu.

Komentet e tij vijnë në një vizitë në Bejrut, ku ai është zotuar të vazhdojë të mbështesë Hezbollahun dhe u takua me përfaqësues të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts