Lufta për Donbasin, Ukraina humb Kreminën: Nuk mund të llogarisim numrin e civilëve që kanë humbur jetën

lufta per donbasin ukraina humb kreminen nuk mund te llogarisim numrin e civileve qe kane humbur jeten
lufta per donbasin ukraina humb kreminen nuk mund te llogarisim numrin e civileve qe kane humbur jeten

Forcat ruse kanë pushtuar qytetin e Kreminës në rajonin e Donbasit të Ukrainës lindore dhe trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti.

Kreminna, një qytet me më shumë se 18,000 banorë rreth 350 milje (560 km) në jug-lindje të kryeqytetit, Kiev, duket të jetë qyteti i parë i pushtuar nga një ofensivë ruse në Ukrainën lindore.

“Kreminna është nën kontrollin e ‘Orkëve’ (rusëve). Ata kanë hyrë në qytet. Mbrojtësit tanë duhej të tërhiqeshin. Ata janë vendosur në pozicione të reja dhe vazhdojnë të luftojnë kundër ushtrisë ruse”, tha Serhiy Gaidai, guvernatori i rajonit të Luhansk, në një konferencë.

Ai tha se forcat ruse kishin sulmuar nga të gjitha anët dhe nuk ka dhënë një numër sa i përket civilëve të cilët kanë humbur jetën, raporton The Guardian.

“Është e pamundur të llogaritet numri i të vdekurve në mesin e popullatës civile. Kemi statistika zyrtare, rreth 200 të vdekur, por në realitet ka shumë më tepër”, tha ai, pa e bërë të qartë se çfarë periudhe mbulonte numri i vlerësuar i vdekjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts