Lufta për finalen/ Ja formacionet e mundshme në përballjen Angli-Danimarkë!








Anglia është gati të luftojë për finalen dhe këtë do ta bëjë ndaj Danimarkës në sfidën e orës 21:00 që luhet sot në “Wembley”.

ANGLI DANIMARKE

Kombëtarja e “Tre Luanëve” është favorite, por trajneri Sauthgejt nuk mendon për ndryshime pas paraqitjes dinjitoze kundër Ukrainës. Uoker, Meguajër, Stons dhe Shou janë titullarët, të paktën kjo ishte ajo që u pa në provën e djeshme të taktike.

Sa i përket sulmit, Sterling, Maunt dhe Saka (në balotazh me Grilish) duhet të jenë treshja pas shpinës së Kejnit, ndërsa në mesfushë konfirmohet përsëri dyshja Rajs-Filips.

Nuk priten surpriza, megjithatë vendimet përfundimtare do të merren sot përpara sfidës nga trajneri Sauthgejt.

Në kokën e Kasper Hjulmandit nuk ka paqartësi në lidhje me formacionin anti-Angli. E vetmja, nëse mund të konsiderohet i tillë, ka të bëjë me sulmin ku vijon dyshimi për t’i besuar Dolbergut që vjen nga katër gola radhazi apo bomberit ekipor Jusuf Poulsen që u pa në fushë kundër Republikës Çeke pasi pati munguar në 1/8-at ndaj Uellsit për arsye dëmtimi.

Gjasat janë që ekipi të mbështetet përsëri tek ish-sulmuesi i Ajaksit. Për 10/11-at formacioni do të jetë ai që mundi çekët të shtunën e kaluar, teksa ndryshimet nuk duhet të prekin as 3-4-3-shin, një skemë nga e cila tekniku danez nuk pritet të heqë dorë në ndeshjen më të rëndësishme të Europianit për ekipin e tij.

AN

DAN

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.