Lufta, Senatori amerikan bën deklaratën: SHBA duhet të furnizojë Ukrainën me avionë ushtarakë!

Senatori amerikan Richard Blumenthal, ka thënë se SHBA duhet të furnizojë Ukrainën me pajisje ushtarake, përfshirë këtu edhe avionët.

“Duhet të merren parasysh mjetet e mbrojtjes ajrore, si avionët, dronët, kundërajrorët, bateritë dhe raketat, të gjitha mjetet e mbrojtjes ajrore. Dhe ndjenja ime personale është se ne duhet t’i ofrojmë ato avionë sepse ata janë potencialisht shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e Ukrainës, “tha Blumenthal, i cili është pjesë e Komitetit të Forcave të Armatosura të Senatit.

Ai shtoi më tej:

“Jo me pilotët amerikanë, por me trajnimin që ukrainasit kanë nevojë për të fluturuar ata avionë dhe për t’i bërë ata efektivë si një parandalues, si dhe një forcë për të mbrojtur popullin ukrainas kundër epërsisë ajrore të avionëve luftarakë rusë”.
Pentagoni tha javën e kaluar se SHBA-ja ishte kundër një plani polak për transferimin e avionëve luftarakë në Ukrainë përmes SHBA-së.

CNN theksoi se për Ukrainën, edhe nëse bëhet në mënyrë dypalëshe, mund të perceptohet nga Rusia si aleanca që përfshihet drejtpërdrejt në luftë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.