
Situata në qytete Sumy dhe Mariupol është në prag të një katastrofe humanitare. Kështu ka pretenduar një zyrtar i qeverisë ukrainase për kanalin televiziv “Ukraina-24”.
Qytetet Akhtyrka dhe Trostyanets janë duke vuajtur nga mungesa e energjisë elektrike dhe ujit, megjithatë zyrtari qetësoi se orët e mbrëmjes janë relativisht të qeta. Armëpushimi i vendosur në qytetin e Mariupolit për largimin e civilëve zgjati jo më shumë se 30 minuta, pasi rusët filluan granatimet.
Megjithatë, agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi Eduard Basurin, një zyrtar në Donetsk të drejtuar nga rebelët, të ketë thënë se korridori humanitar mund të rihapet sërish.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al