Luftanija kineze afrohet për herë të parë pranë kufirit japonez

Luftanija shkatërruese (Destroyer) kineze “Tip 055” me raketa të komanduara lundroi pranë Japonisë për herë të parë.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se flota ushtarake kineze, duke përfshirë shkatërruesin e klasës Renhai, “Tip 055”, i është afruar Japonisë duke kaluar përmes ngushticës Tsushima në perëndim.

Më tej thuhet se flota, e cila gjithashtu përfshinte një fregatë, lëvizi më pas drejt Detit të Japonisë, duke kaluar përmes ngushticës midis rajonit japonez Kyushu dhe gadishullit korean.

Deklarata vuri në dukje se luftanija e njohur si “shkatërruesi më i madh i marinës kineze”, u detektua për herë të parë në afërsi të Japonisë.

Sipas transmetuesit publik NHK, flota u drejtua në veri, duke mos hyrë në ujërat territorialë japonezë, dhe nuk përbënte asnjë kërcënim për elementët detarë japonezë.

Shkatërruesi me raketa të komanduara klasa Renhai, i quajtur “Tip 055” dhe i pajisur me radar të përparuar, besohet të jetë shkatërruesi më i madh i marinës kineze.

Agjencia Kyodo deklaroi se shkatërruesi, i cili u vu në shërbim për herë të parë në janar 2020, mund të lëshojë raketa me qitje vertikale, raketa lundruese me rreze të gjatë dhe raketa anti-anije/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *