Luftë dronësh mes Rusisë dhe Ukrainës

09:26 30/08/2023

Kievi sulmon Moskën në 7 rajone, Rusia shkatërron 7 anije ushtarake në Detin e Zi

Sulme dronësh gjatë natës në Rusi. Moska flet për sulme të koordinuara në të paktën shtatë rajone.

Aeroportet Domodedovo, Vnukovo dhe Sheremetyevo të Moskës janë mbyllur përkohësisht. Aeroporti Pskov, jo shumë larg kufirit me Estoninë, u mbyll gjithashtu. Rusia thotë se ka shkatërruar ndërkohë katër anije të shpejta ushtarake ukrainase në Detin e Zi.

Ndërsa në Ukrainë janë regjistruar shpërthime në dy rajone, alarm në shtatë të tjera. Sulmit me raketa nuk i ka shpëtuar as kryeqyeti, Kievi.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts