“Luftë frontale kundër krimit”/ Mesazhi i Presidentit Meta në homazhet për policin e vrarë: Sakrifikoi jetën trimërisht! Moment reflektimit, të mbrojmë të ardhmen fëmijëve





Presidenti i Republikës, Ilir Meta pasi zhvilloi homazhet në nder të policit të vrarë, Saimir Hoxha tha se ky është një moment reflektimi për një luftë frontale kundër krimit të organizuar.

Në një deklaratë për mediat, Kreu i Shtetit teksa vlerësoi policin Saimir Hoxha tha se lufta kundër drogës duhet të jetë një prioritet.

Po ashtu, ai u shpreh se duhet të mbështesim policinë e shtetit në këtë luftë kundër të keqes. Ndërsa fëmijët dhe të rinjtë u shpreh Presidenti, duhet të jetojnë në paqe në vendin e tyre.

“Është një moment i dhimbshëm që ti japim lamtumiren e fundit një oficeri hero të policisë së shtetit, por edhe një prindi dhe familjari si nënkomisiari Saimir Hoxha, i cili nuk e meritonte të ndahej nga jeta. Ai sakrifikoi jetën e tij trimërisht. Është një moment reflektimi për një luftë frontale kundër krimit të organizuar, por edhe për dekurajimin e krimit ordiner. Ashtu sikundër është një prioritet lufta kundër trafikut të drogës, kundër atyre të cilët jo vetëm përfitojnë prej saj, por edhe për edhe për të shpëtuar sa më shumë të rinj dhe fëmijë, që për fat të keq bien në këtë fenomen shkatërrimtar.

Kjo është një luftë që duhet bërë çdo sekondë për të cilën nuk duhet të kujtohemi vetëm në momente të tilla tragjike. Duhet të mbështesim më shumë policinë  e shtetit në këtë luftë për të mbrojtur shoqërinë, të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve tanë që duhet të jetojnë në një vend të sigurt dhe në paqe”, tha Meta.

Sot Kreu i Shtetit i akordoi pas vdekjes, “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *