“Luftë” në burgun e Guajakilit

18:02 30/09/2021

Përleshje mes bandave të drogës, 116 të vrarë dhe 80 të plagosur

Të paktën 116 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur është bilanci i një përplasjeje të ashpër mes grupeve rivale në burgun e Guajakilit në Ekuador, një ndër ngjarjet më të rënda të regjistruara ndonjëherë në burgjet e vendit. Konsiderohet e tillë pasi mes të vdekurve ka edhe 5 të burgosur, të cilëve sipas autoriteteve u është prerë koka nga rivalët.

Autoritetet thanë se të burgosurit kishin edhe armë, ndërsa kanë hedhur edhe granata ndaj njëri-tjetrit. Presidenti Gilermo Lasso shpalli gjendjen e emergjencës në sistemin e burgjeve, ku veç gardianëve, për të shuar trazirat në burgun e Guajakilit është angazhuar edhe ushtria.

Nxitës të dhunës janë grupet meksikane, ndër të cilat edhe karteli i famshëm i Sinaloas. Autoritetet thonë se ata kërkojnë nga bashkëpunëtorët e tyre ekuadorianë të marrin kontrollin e rrugëve të trafikimit të kokainës dhe lëndëve të tjera narkotike që prodhohen në Ekuador, ku jo rrallë herë ka rënë në sy edhe përfshirja e trafikantëve shqiptarë.

Beteja është shtrirë edhe në burgje për të vrarë krerët e grupeve rivale. Për trazirat, kartelet e mëdha shfrytëzojnë edhe mbipopullimin e burgjeve ekuadoriane, që kanë kapërcyer me 30% kapacitetet meksikane.  

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *