Luftëtarët e huaj mbështesin Ukrainën

[embedded content][embedded content]

16:11 04/01/2023

“Vendimtarë për luftën kundër Rusisë”

Qindra luftëtarë të huaj i janë bashkuar ushtrisë ukrainase në luftën kundër Rusisë. Ata janë pjesë e një legjioni ndërkombëtar, të quajtur Batalioni i Karpateve, i cili përbëhet nga një duzinë ushtarësh të kombësive të ndryshme. Është i ndarë në tre kompani, një që flet spanjisht, një tjetër anglisht dhe e fundit në gjuhën ukrainase.

Komandanti i batalionit, i cili mban emrin e luftës ‘Svat’, thotë se vullnetarët e huaj janë vendimtarë për luftën kundër Rusisë.

“Këta njerëz janë vendimtar për ne. 60% për qind e tyre tregohen shumë mirë në luftime”.

Guerreiro, një ushtar brazilian që mbërriti një muaj më parë, tha se kishte parë shumë të plagosur, por do të luftonte deri në fund.

“Këto janë beteja të përgjakshme, shumë miq janë plagosur, por ne duhet t’i rikuperojmë shpejt. Do të këmbëngulim derisa të fitojmë”.

Në këtë batalion ka ushtarë edhe nga Afganistani, Iraku e Kolumbia. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi një ditë më parë se kishte vrarë me sulme ajrore më shumë se 130 mercenarë të huaj në Donetsk. Ndërsa Shtabi i Përgjithshëm Ushtarak i Ukrainës tha se vrau rreth 500 ushtarë rusë ditët e fundit. Kievi thotë se Rusia po i shton sulmet nga ajri, veçanërisht ato me dronë iranianë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com