Luftime të ashpra në Libi

luftime te ashpra ne libi
luftime te ashpra ne libi

19:20 28/08/2022

Përplasje mes fraksioneve rivale në përpjekje për të marrë pushtetin

Pas dy vitesh paqeje në Libi pati luftime të ashpra. Përleshjet shpërthyen pasi një nga grupet kryesore të Tripolit sulmoi një bazë që ishte nën kontrollin e kundështarëve të tyre. Më pas me orë të tëra kishte të shtëna e shpërthime nëpër të gjithë qytetin.

Luftimet u intensifikuan, duke përfshirë përplasje me armë zjarri të vogla, deri tek mitralozët e rëndë e mortajat. Ministria e Shëndetësisë tha se ishin goditur gjithashtu disa spitale e qendra shëndetësore.Autoritetet raportojnë për mbi 25 të vrarë dhe qindra te plagosur.

Forcat që qëndrojnë ne krah të administratës që mbështetet nga Parlamenti bënë përpjekje për të marrë pushtetin.Përplasjet për kontrollin e qeverisë mund ta çojnë Libinë në një luftë të plotë.

Prej një muaji Qeveria e Unitetit Kombëtar (GNU) me bazë në Tripoli nën drejtimin e Abdulhamid al-Dbeibah po lufton për pushtet kundër një administrate rivale nën drejtimin e Fathi Bashagha-t, që  gëzon përkrahje nga parlamenti. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Libi bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve dhe shprehu shqetësimin për bombardimet në zonat me civilë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts