Luftime të ashpra në Mykolaiv, mbrojtja ajrore ukrainase rrëzon katër raketa ruse

Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar katër raketa ruse.

Autoritetet bëjnë me dije se raketat ishin të drejtuara në Mykolaiv në jug të Ukrainës.

“Gjatë një sulmi nga deti me raketa në të gjithë jugun e Ukrainës, dy raketa u rrëzuan nga forcat e divizioneve tona mbi det. Raketat ishin drejt rajonit të Mylokaiv”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu ai bëri me dije se nga bregu i Detit të Zi të rajonit të Mykolaiv , portet janë sumuar nga raketat ruse.

Rusia gjithashtu u përpoq të rimerrte pozicionet e humbura në dy zona të Mykolaiv , por u përball me humbje të mëdha dhe në këtë mënyrë u tërhoq. Sakaq luftime të ashpra po zhvillohen gjithashtu në lagjen Beryslav ku shumë rrugë, ura janë shkatërruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.