Luftimet në Rripin e Gazës, vritet djali i ministrit izraelit, vetëm 25 vjeç

Luftimet në Rripin e Gazës, vritet djali i ministrit izraelit, vetëm 25 vjeç
luftimet ne rripin e gazes vritet djali i ministrit izraelit vetem 25 vjec

Djali i ministrit izraelit dhe ish-shefit të ushtrisë Gandhi Eisenkot ka mbetur i vrarë sot në luftime në Rripin e Gazës.

Anëtarët e partisë së Eisenkot dhe Gantz iu bashkuan qeverisë izraelite nën drejtimin e kryeministrin Benjamin Netanyahu, me formimin e një qeverie emergjente të formuar pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi dhe shpalljes së luftës së Izraelit ndaj lëvizjes palestineze.

Ushtria izraelite nuk dha detaje të sakta për vdekjen e 25-vjeçarit Gal Meir Eisenkot, duke thënë vetëm se ai u vra në luftime në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Në një mesazh ngushëllimi, Netanyahu tha se ishte i shkatërruar nga vdekja e djalit të ministrit izraelit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts