Luftimet shpërthejnë pranë centralit bërthamor të Çernobilit

16:40 24/02/2022

Volodymyr Zelensky thotë se trupat ukrainase që luftojnë për të siguruar “tragjedia e vitit 1986 nuk do të përsëritet.

Forcat ruse kanë hyrë në Çernobil dhe atje po zhvillohen luftime intensive për të mbrojtur centralin bërthamor, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës. Luftimet mund të kenë shkatërruar një strukturë të depozitimit të mbetjeve bërthamore, sipas një këshilltari të Ministrisë së Brendshme të Ukrainës.

Ushtarët rusë kanë hyrë në zonën përreth ish-centralit bërthamor në Çernobil, ka thënë presidenti i Ukrainës. Volodymyr Zelensky konfirmoi se trupat ukrainase po luftonin kundër ushtrisë ruse, e cila kishte arritur në zonë nga drejtimi i Bjellorusisë.

“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të kapin termocentralin bërthamor të Çernobilit. Mbrojtësit tanë po japin jetën e tyre që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet”, tha Zelensky.

Ky zhvillim vjen disa orë pasi presidenti rus Putin urdhëroi një pushtim të plotë të Ukrainës./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts