Një mercenar serb, i cili ka luftuar në anën e rusëve është vrarë në Ukrainë. Stefan Dimitrijevic (1989) nga Beogradi, i njohur me pseudonimin “Çelavi” (Tullaci shq.) është vrarë gjatë luftimeve në Lugansk të Ukrainës.
Mediat kosovare shkruajnë se për vrasjen e tij ka njoftuar në rrjete sociale miku i tij, Stevan Milloshevic. Dimitrijevici kishte qenë vullnetar në Lugansk që nga viti 2014 dhe ishte nderuar nga Rusia për kontributin e tij.
Një mercenar tjetër nga Serbia që po lufton në krah të Rusisë në Ukrainë është edhe Dejan Vujic.
Ai është mik i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, gjë që shihet edhe në një foto të përbashkët që vet Vujici e ka postuar në profilin e tij në Facebook.
Ai ka postuar edhe foto të tij nga Ukraina, i armatosur. Një numër i konsiderueshëm i shtetasve të Serbisë dhe qytetarë serbë nga shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor po luftojnë në anën e rusëve në Ukrainë.
Bashkimi i mercenarëve serbë në konfliktin në Ukrainë ka nisur që nga viti 2014, kur Rusia pushtoi gadishullin ukrainas të Krimesë.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al