Luftoi me kancerin për katër vjet, ndahet nga jeta aktorja e njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 70 -vjeçare Markie Post, aktorja e njohur përmes roleve në “Night Court” dhe “The Fall Guy”.

Vdekjen e saj e konfirmoi menaxherja e Post, Ellen Lubin Sanitsky, në një deklaratë për Fox News të dielën, duke treguar se ajo luftoi me kancerin për gati katër vjet.

Markie Post ka lindur në vitin 1950 në Palo, Kaliforni. Ajo filloi karrierën si producente në shfaqjen “Double Dare”.

Artistja bëri paraqitjen në vitet 1970 në “CHiPs”, “Barnaby Jones”, “The Incredible Hulk”, “The Lazarus Syndrome”, “Buck Rogers in the 25th Century” dhe “Hart to Hart”.

Nga atje, karriera vazhdoi edhe në shfaqje të tjera të profilit të lartë si në “The Love Boat”, “Cheers”, “Fantasy Island” dhe “The A-Team”.

Markie ka lënë pas bashkëshortin e saj, producentin dhe shkrimtarin, Michael A.Ross si dhe vajzat: Kate Armstrong Ros dhe Daisy Schoenborn.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *