“Lugina e vdekjes” frikëson me temperaturat e larta, i nxehtë ekstrem në SHBA

lugina e vdekjes frikeson me temperaturat e larta i nxehte ekstrem ne shba
lugina e vdekjes frikeson me temperaturat e larta i nxehte ekstrem ne shba

Parku kombëtar i “Luginës së Vdekjes”, i vendosur përgjatë kufirit mes Kalifornisë dhe Nevadës pa një numër të shtuar turistësh në ditët e fundit, pasi meteorologët kishin parashikuar se do të ishte vendi më i nxehtë në Tokë për disa ditë.

Shërbimi kombëtar i Motit deklaroi se në fundjavë termometri në këtë pikë arriti nivelin rekord të 55 gradëve.

Rreth 36 milionë njerëz, afërsisht 10% e vendit, janë paralajmëruar nga shërbimi kombëtar i Motit për valën e nxehtësisë që vjen me qendër mbi Kaliforni.

Sipas studimeve, ndryshimet klimatike të shkaktuara nga karburantet fosile po nxisin valë ekstreme të të nxehtit në të gjithë botën dhe do vazhdojnë të sjellin mot të rrezikshëm për dekadat në vijim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts