Luhet për 101 milionë/ Bajerni gati të mbushë xhepat në rast kualifikimi, Myler: Do vrapojmë me…









PanoramaSport.al/ Mesfushori i Bajernit, Tomas Myler, sheh avantazhe në krahasim me ndeshjen e parë, veçanërisht në përgatitjen e lojës.

MYLER 2

“Do të jemi në gjendje të përgatitemi më mirë sepse kemi përvojën nga ndeshja e parë. Ne pamë se çfarë bënë mirë dhe ne mund të rregullojmë disa gjëra që nuk shkuan aq mirë në ndeshjen e luajtur në Spanjë. Përveç kësaj, rrethanat janë të ndryshme, paksa të panjohura për Vijarealin që e pret një ndeshje e vështirë. Tani ne po luajmë në stadiumin tonë. Me tifozët mbi shpinë do të jemi më shumë të karikuar dhe do të vrapojmë me 100 km/h”, tha mesfushori i kombëtares gjermane para ndeshjes decizive me Vijarealin në çerekfinale.

MILIONAT – Në ndeshjen e sotme të Champions-it kundër Vijarealit, shumë miliona euro janë në lojë për bavarezët përveç suksesit sportiv. Këto mund ta bëjnë planifikimin e së ardhmes pak më të lehtë për drejtuesit e klubit më të titulluar në Gjermani.

Një vend në gjysmëfinale do të shpërblehej me 12.5 milionë euro të tjera nga UEFA. Bajerni duhet që të fitojë sot kundër spanjollëve, fitues të Europa Ligës, dhe të përmbysë disavantazhin e ndeshjes së parë.

Në rast suksesi, të ardhurat e sezonit për skuadrën nga Bundesliga do të rriteshin në një total prej 101.52 milionë euro bashkë me bonuset. Përveç kësaj, ka një shumë në miliona dyshifrore nga i ashtuquajturi “market pool”, shuma fikse e së cilës përcaktohet vetëm në fund të sezonit.

Fituesi i finales së 28 majit në “Stade de France” të Parisit mbledh edhe 20 milionë euro të tjera. Finalisti humbës merr 15.5 milionë. Këto të ardhura do ta bëjnë më të lehtë për Bajernin që të shtojë lojtarë të rinj në skuadër gjatë verës dhe të ketë më shumë liri veprimi për negociatat e vazhdueshme të kontratës me lojtarët kryesorë Robert Levandovski, Manuel Nojer,

Tomas Myler dhe Serge Gnabri. Pasi u hoqën masat anti-COVID, të ardhura më të larta nga tifozët janë përsëri të arritshme në ndeshjet në shtëpi. Sfida e kthimit kundër Vijarealit do të luhet në “Allianz Arena” para 70 mijë shikuesve.

Një gjysmëfinale e mundshme kundër Liverpulit në rast kualifikimi gjithashtu do të sillte miliona të tjera nga shitja e biletave./ PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *