Luis Enrike e përsërit: Nuk është miqësore me Shqipërinë. Ja pse nuk ka Kampionë Bote në skuadër






Luis Enrike ka insistuar se ndeshja ndaj Shqipërisë, do të shohë Spanjën të impenjuar si të ishte një ndeshje zyrtare. Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri i Spanjës ka theksuar se ekipi duhej të vepronte si në ndeshjet zyrtare pasi kështu do të shihej gjendja e tij pak muaj para Botërorit.

Luis Enrike

“Si për mua, ashtu edhe për lojtarët, ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Islandës nuk janë miqësore pasi na mbeten 8 ndeshje deri për Botërorin dhe nuk kemi data të tjera të lira. Kam si synim të shfrytëzoj në mënyrë maksimale kohën që kam në dispozicion dhe për mua është e rëndësishme ndeshja ndaj Shqipërisë.

Pas dyshimeve, kemi krijuar një bllok lojtarësh me të rinj dhe veteranë, që mund të përballojë çdo rival. Shpresoj që në Botëror te jemi aspirantë për të arritur deri në fundin e turneut, synojmë të konkurrojmë dhe të jemi një kundërshtar i fortë.

Rinovimi? Nuk e kam vendosur ende nëse do të vazhdoj apo jo pas Botërorit. Kam mbështetjen e federatës, e cila më ka afruar dy herë… Ndjej ngrohtësi dhe besim. Po sa vlerë ka një kontratë nëse nuk arrihen objektivat në Botëror? Pak më shumë se asgjë. Do të shihet pas Katarit. Do të përmbush kontratën time dhe pastaj të shohim.

Unë nuk kam insistuar për rinovimin, janë gjëra që e kanë krijuar mediat. Se pastaj nëse bëj një budallallëk në Botëror, mos kërkoni që të më heqin. Nëse më shkojnë gjërat keq, do të largohem vetë. E ardhmja ime nuk i intereson askujt, unë po jetoj të tashmen.

Pse asnjë Kampion Bote në grup? Kemi grumbulluar lojtarët për atë që shosh në fushën e lojës dhe në dhomat e zhveshjeve, ku është një grup njerëzish veteranë me të rinj me dëshirën për të shqyer me dhëmbë botën”, tha Luis Enrike.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *