Luis Enrike shpik në stërvitje, “walkie-talkie” për të komunikuar me lojtarët









Të shohësh një trajner që qëndron anash fushës duke dhënë udhëzime për lojtarët e tij, është një rutinë e përhershme në botën e futbollit. Kjo mënyrë tradicionale mund t’i ketë ditët e numëruara, pasi përparimi teknologjik mund të ndryshojë edhe mënyrën e të stërviturit.

Luis Enrike

Një shembull inovator e ka dhënë kombëtarja spanjolle, teksa trajneri Luis Enrike ka zgjedhur një formë të veçantë për të komunikuar me lojtarët e Spanjës. Metoda “Luis Enrike” është ndarë në rrjetet sociale nga vetë kanalet e komunikimit të federatë spanjolle dhe menjëherë ka fituar sukses.

Në videon e postuar nga kombëtarja spanjolle, trajneri Luis Enrike shihet duke drejtuar seancën stërvitore, duke folur me një radiomarrëse, teksa lojtarët e dëgjojnë atë në kohën që stërviten, nëpërmjet një pajisje elektronike të vendosur në aparaturat e tjera që matin distancën, shpejtësinë dhe të tjerë tregues.

Vetë Luis Enrike është shfaqur i surprizuar nga kjo formë e re komunikimi në stërvitje. “Shpresoj se nuk i kam ulëritur shumë, sepse nuk jam mësuar të komunikoj me lojtarët në distancë”, ka thënë Luis Enrike. Megjithatë, përdorimi i këtyre pajisjeve nuk është i lejuar nga FIFA dhe UEFA gjatë ndeshjeve. Për momentin ato nuk janë pjesë e uniformës së lojtarit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *