Lukashenko: Jemi kundër konfliktit me Poloninë, por duam që BE të pranojë emigrantët

23:53 22/11/2021

Presidenti bjellorus deklaroi se nuk dëshiron që situata të përshkallëzohet

Presidenti Alexander Lukashenko ka deklaruar se Bjellorusia nuk kërkon të konfliktohet me Poloninë, por dëshiron që Bashkimi Europian të pranojë 2,000 emigrantët e bllokuar në kufirin e tij.

Ai bëri të ditur se kërkon të shmangë një përshkallëzim të situatës . “Duhet t’u tregojmë polakëve se ne nuk jemi barbarë, nuk duam konflikt. Ne nuk kemi nevojë për një konflikt, sepse e kuptojmë se nëse do të shkojmë shumë larg, lufta është e pashmangshme. Do të ishte një fatkeqësi. Është plotësisht e qartë për ne dhe ne nuk e duam diçka të tillë”.

Kjo deklaratë e tij erdhi pasi Varshava paralajmëroi se tensionet mund të rriten.

BE-ja ka akuzuar Bjellorusinë se ka sjellë qëllimisht mijëra njerëz nga Lindja e Mesme, kryesisht nga Iraku, në kufirin me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë, në mënyrë që ta detyrojë atë të heqë sanksionet ekonomike.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.