Lukashenko-Putinit: Wagner kërkon të shkojë në Poloni

lukashenko putinit wagner kerkon te shkoje ne poloni

lukashenko putinit wagner kerkon te shkoje ne poloni

21:45 23/07/2023

Presidenti rus: Kundërofensiva ukrainase dështoi

Pas negocimit me sukses dhe marrjes në shtetin e tij të grupimit mercenar Vagner, presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Llukashenko vizitoi Rusinë, ku u prit nga Vladimir Putin. Por në bashkëbisedimin mes tyre, Lukashenko në formë batute i ka deklaruar Putinit se trupat e Vangerit që po stërvitet në Bjellorusi duan të shkojnë në Poloni, vend anëtar i NATO-s.

“Djemtë e Wagnerit kanë nisur të na bëjnë trysni – ata duan të shkojnë në perëndim. Le të shkojmë një vizitë në Varshavë.”

Polonia po lëviz trupa shtesë drejt kufirit me Bjellorusinë në përgjigje të mbërritjes së forcave Vagner që u zhvendosën atje pas një rebelimi jetëshkurtër në Rusi muajin e kaluar.

Ndërsa batuta ndërmjet Putin dhe Lukashenkos kishte dhe përsa i përket kundërofensivës së Ukrainës.

Lukashenko: Nuk ka një kundërofensivë.

Putin: Ekziston, por ka dështuar.

Ukraina filloi kundërsulmimin e saj të shumëpritur muajin e kaluar, por deri më tani ka bërë vetëm fitime të vogla kundër forcave ruse të ngulitura mirë, të cilat kontrollojnë më shumë se një të gjashtën e territorit të saj pas gati 17 muajsh luftime.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts