Lukashenko refuzon ambasadoren e SHBA, i redukton edhe stafin në 5 persona

Qeveria e udhëheqësit autoritar bjellorus Aleksandër Lukashenko i është kundërpërgjigjur raundit më të fundit të sanksioneve amerikane, duke kërkuar që Uashingtoni të reduktojë në pesë persona stafin e ambasadës në Minsk deri më 1 shtator.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Bjellorusisë Anatol Glaz tha gjatë një interviste që u publikua në faqen e internetit të ministrisë më 11 gusht, se Minsku gjithashtu ka tërhequr miratimin për emërimin e Julie Fisher, si ambasadore e SHBA-së në Bjellorusi.

“Duke marrĂ« parasysh se Bjellorusia ka humbur besimin nĂ« administratĂ«n aktuale amerikane, ne pezullojmĂ« bashkĂ«punimin pĂ«r tĂ« gjitha projektet, grantet dhe programet e reja tĂ« koordinuara nga qeveria amerikane derisa tĂ« kthehet besimi”, tha zoti Glaz, duke shtuar se Minsku rezervon tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprime shtesĂ« nĂ« tĂ« ardhmen.

Zonja Fisher, ambasadorja e parë amerikane në Bjellorusi që nga viti 2008, u konfirmua nga Senati në dhjetor 2020, por ajo nuk ka qenë në gjendje të marrë postin e saj në Minsk pasi qeveria bjelloruse nuk pranon ta pajisë me vizë.

Intervista e zotit Glaz u shfaq pasi Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja njoftuan sanksione të reja tregtare dhe financiare ndaj Bjellorusisë më 9 gusht, një vit pas zgjedhjeve presidenciale që zgjatën sundimin prej disa dekadash të zotit Lukashenko si dhe ndezën një valë të pashembullt protestash mes akuzave se votat ishin manipuluar.

Zoti Lukashenko, në pushtet që nga viti 1994, reagoi ndaj protestave me një goditje brutale. Më shumë se 32 mijë njerëz janë ndaluar, mijëra janë rrahur nga policia në rrugë dhe në paraburgim dhe ka dyshime se shumë janë torturuar. Autoritetet kanë burgosur disa nga drejtuesit e opozitës, një pjesë e të cilëve janë detyruar të largohen nga vendi.

GjatĂ« njĂ« interviste tĂ« martĂ«n me shĂ«rbimin rus tĂ« ZĂ«rit tĂ« AmerikĂ«s, zonja Fisher tha se zgjedhjet e vitit tĂ« kaluar qĂ« shkaktuan protestat “pĂ«rfaqĂ«suan njĂ« pikĂ« kthese nĂ« pikĂ«pamjen tonĂ« pĂ«r ngjarjet nĂ« Bjellorusi”.

“Ne pamĂ« natyrĂ«n mashtruese tĂ« atyre zgjedhjeve nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« nuk e kemi parĂ« kurrĂ« mĂ« parĂ«. Provat mbi manipulimin e numerimit, keqpĂ«rdorimit tĂ« votĂ«s, mungesĂ«s sĂ« gatishmĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« pranuar vĂ«zhgues ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, e gjithĂ« kjo krijoi njĂ« dinamikĂ« ku zĂ«ri i njerĂ«zve qĂ« refuzuan ato votime tĂ« manipuluara ishte tejet i qartĂ« nĂ« vitin 2020”, tha zonja Fisher.

Në përgjigje, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Britania dhe vende të tjera goditën zotin Lukashenko, rrethin e tij të ngushtë dhe firmat bjelloruse me disa raunde sanksionesh, duke e izoluar atë ndërkombëtarisht dhe duke rritur varësine e këtij vendi më shumë se kurrë nga mbështetja ruse.

/VOA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *