Lukashenko shpërblen me çmime shtetërore agjentët e KGB-së ruse: I vlerësojmë për rolin e tyre në…

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, u ka dhënë çmime shtetërore agjentëve lokalë të KGB-së për rolin e tyre në një operacion për të shpëtuar shoferët bjellorusë të kamionëve të bllokuar në Ukrainë që kur Rusia nisi agresionin e saj ushtarak.

KGB është agjencia ruse e spiunazhit.

Lideri bjellorus ka bërë të ditur për televizionin shtetëror, se pasi filloi ai të cilit Rusia i referohet si “operacion special”, disa dhjetëra shoferë u bënë peng të situatës dhe duhej të ktheheshin në shtëpi nga shërbimet bjelloruse të sigurisë. Ai tha se dy nga shoferët u vranë.

“Ju jam mirënjohës për operacionin e kryer nga ju për të çliruar njerëzit tanë, praktikisht nga robëria”, tha Lukashenko.

Një nga aleatët më të ngushtë të liderit rus Putin, Lukashenko është një nga ata të cilët e ka mbrojtur agresionin rus ndaj Kievit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts