Lukashenko “spastron” Bjellorusinë nga organizatat joqeveritare

17:30 23/07/2021

Arrestime dhe bastisje ndaj njerëzve që kundërshtojnë regjimin

Qeveria e Bjellorusisë ka filluar një goditje të gjerë ndaj shoqërisë civile, me bastisje dhe arrestime  në mbi dhjetëra organizata në atë që është përshkruar si  “java e zezë” për organizatat joqeveritare te vendit.

Presioni pason arrestimet masive të politikanëve të opozitës dhe mbylljen   e shumë mediave të pavarura. Presidenti Aleksandër Lukashenko kërkon të shfarosë  përpjekjet politike të cilat janë në kundërshtim me regjimin e tij.

Ai  është zotuar se sulmet ndaj organizatave joqeveritare do të vazhdojnë, duke i cilësuar si  “banditë dhe agjentë të huaj”. “Një operacion spastrimi” e quajti vetë Lukashenko operacionin që sipas tij godet personat “truri i tyre është shpërlarë nga paratë e huaja”.

Policia ka nisur bastisjen e  zyrave  dhe shtëpive  e të paktën 14 grupeve të të drejtave, organizatave mediatike, OJQ-ve dhe grupeve të bamirësisë.

Tv Klan


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *