Lukashenko sulmon gazetarin e arrestuar në Bjellorusi: Mercenar dhe ekstremist, komplotoi masakër dhe grusht shteti të përgjakshëm

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka sulmuar gazetarin kritik të arrestuar në Minsk, Roman Protasevich.

Ai e ka cilësuar gazetarin si një mercenary dhe një ekstremist bashkë me bashkëpuntoren e tij që rezulton të jetë e dashura.

Lukashenko thotë se ishte pikërisht Protasevich bashkë me të tjerë që organizuar në Bjellorusi vitin e kaluar një masakër dhe grusht shteti të përgjakshëm.

“Një ekstremist me bashkëpunëtoren e tij femër. Le të lejojnë klientët e tij të shumtë perëndimorë t’i përgjigjen kësaj pyetjeje: Për cilat shërbime të inteligjencës punoi ky individ? Jo vetëm ai por bashkëpunëtori i tij gjithashtu. Këta mbrojtës perëndimorë duhet t’i përgjigjen një pyetjeje më shumë: kush e pagoi atë për marrjen e pjesë në luftën në Donbass? Ndoshta, ata i frikësohen më së shumti kësaj. Kështu që ata po bëjnë bujë. Përvoja e tij si mercenar është e madhe. Këto fakte janë të njohura jo vetëm këtu, por në Rusinë vëllazërore , dhe gjithashtu në të gjithë botën. Dhe ai nuk e fshehu këtë. Epo, këtu, në Bjellorusi, ai dhe bashkëpunëtorët e tij gjithashtu komplotuan një masakër dhe një grusht shteti të përgjakshëm, “- tha Lukashenko .

Ai thotë se gazetari është një listën e terroristëve së bashku me organizatën ku merrte pjesë.

“Sipas ligjit, ky person ishte futur në një listë terroriste, dhe organizata e tij njihet si ekstremiste. Kush nuk e di këtë? Dhe që ne e arrestuam atë, një shtetas Bjellorus dhe partnerin e tij që mban lejen tonë të qëndrimit në aeroport, kjo është e drejta jonë sovrane për ta bërë këtë, “- shtoi Presidenti bjellorus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *