Lukashenko thirrje për ngritjen e një grupi pune: Nuk synojmë nxitje të tensioneve, por duhet të jemi të përgatitur për të mbrojtur kufirin me Ukrainën

Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka bërë thirrje për krijimin e një grupi punë për të mbrojtur kufirin e saj me Ukrainën, ndonëse situata nuk është e lidhur drejtpërdrejtë më Ukrainën.

“Marrëdhëniet tona me Ukrainën nuk janë të lehta dhe ne duhet të krijojmë një grup pune brenda një periudhe të shkurtër kohore për të mbrojtur pothuajse 1500 km të kufirit me Ukrainën. Kjo  është planifikuar kohë më parë dhe ne ramë dakord me presidentin rus Vladimir Putin vitin e kaluar’, shkruajnë mediat e huaja.

Gjithashtu Lukashenko, në një takim me anëtarët e Akademisë Kombëtare të shkencat tha se është i detyruar që ta bëjë këtë pasi situata në kufirin me Ukrainë është e tensionuar dhe po ashtu marrëdhëniet nuk duken të qeta.

“Jam i detyruar ta bëj këtë sepse situata në kufirin me Ukrainën nuk është më e lehtë se ajo me polakët”, tha presidenti bjellorus.

Në veçanti, ai kujtoi se forcat e sigurisë së republikës kishin penguar përpjekjet për kontrabandë armësh në kufirin Bjellorusi-Ukrainë.

Bjellorusia nuk po kërkon të përshkallëzojë situatën me stërvitjet e saj të përbashkëta “Uni Resolve 2022” me Rusinë dhe po demonstron gatishmërinë dhe aftësinë e saj për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme, theksoi më tej lideri bjellorus.

“Mos mendoni se ne jemi duke nxitur situatën, por nëse ndodh një përshkallëzim i situatës, ne duhet të jemi gati për gjithçka”, tha Lukashenko.

Ndërkaq stërvitjet “Uni Resolve 2022” Rusi-Bjellorusi do të zhvillohen në territorin Bjellorus më 10-20 shkurt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.