Lulëzon kirurgjia plastike në Kinë, rritje e frikshme e të rinjëve që kërkojnë të bëjnë ndërhyrje estetike

Koha në të cilën jetojmë na shtyn që të përballemi me një dinamikë të risive, që bartin me vete një numër të madh ndryshimesh në etikë dhe në mënyrën e jetesës. Operacionet plastike në Kinë po njohin një zhvillim të paparashikueshëm vitet e fundit teksa janë krijuar aplikacione të posaçme ku  mund të gjesh kirurgë të përshtatshëm.

I tillë është edhe Gengmei i cili që nga fillimi i tij në 2013, përdoruesit  tij janë rritur nga 1 milion në 36 milion. Më shumë se gjysma janë gra të reja në të njëzetat. Në mënyrë të ngjashme, platforma e kirurgjisë kozmetike So-Young ka parë përdoruesit e saj aktivë mujorë të rriten, nga 1.4 milion në 2018 në 8.4 milion sot.

Popullariteti i tyre është një tregues i ndryshimit të qëndrimeve ndaj kirurgjisë kozmetike në Kinë, e cila tani kryen më shumë operacione se çdo vend në botë pas SH.B.A.

Sipas një raporti të Deloitte, tregu në Kinë është pothuajse trefishuar në vlerë për katër vjet në rreth 177 miliardë juanë (27.3 miliardë dollarë; 19.7 miliardë funta) në 2019 – një normë vjetore e rritjes prej 28.7%, shumë më lart se niveli global prej 8.2%.

Nëse kjo vazhdon, Kina mund të bëhet tregu më i madh në botë i kirurgjisë

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *